Kryeministri Ramush Haradinaj, është takuar sot me sekretaren e Shtetit pranë Ministrit të Forcave të Armatosura të Francës, Genevieve Darrieussecqe, me të cilën bisedoi për zhvillimet në fushën e sigurisë si dhe aspekte të tjera të bashkëpunimit të mëtutjeshëm, njofotn kumtesa qeveritare, transmeton Koha.net.
është mirënjohëse për kontributin e dhënë ndër vite nga Franca dhe është e përkushtuar që të çoj përpara partneritetin politik, ekonomik dhe diplomatik”, tha Haradinaj me këtë rast.
Ai kërkoi mbështetjen e Francës në procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, me theks të posaçëm në INTERPOL dhe UNESCO.
Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e njoftoi sekretaren Darrieussecqe, për tranzicionin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës.
“Synimi ynë strategjik është të bëhemi pjesë e BE-së dhe NATO-s dhe Francën e shohim si partner në këtë rrugëtim”, tha kryeministri Haradinaj.
Sekretarja e Shtetit pranë Ministrit të Forcave të Armatosura të Francës, Genevieve Darrieussecqe, siguroi kryeministrin Haradinaj që shteti francez edhe më tutje do të jetë përkrahës i fuqishëm i të gjitha zhvillimeve në Kosovë, me theks të veçantë atyre të sigurisë.
-
Kurti kërkon kontributin e Francës në dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Macron-Ramës: Rikonfirmojmë mbështetjen për integrimin e evropian të Shqipërisë
-
Rama në Francë, pritet nga Macroni
-
Kurti: FSK-ja po përgatitet për misionin në Gazë