Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Rejhan Vuniqi, po qëndron për një vizitë në Francë, ku është pritur në një takim pune nga Drejtoresha për Evropë kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin.
Forcimi i mëtejmë i marrëdhënieve në mes dy vendeve, rritja e bashkëpunimit në çështjet politike, ekonomike ato të sigurisë, kulturës e edukimit ishin temat kryesore të diskutimit në aspektin e bashkëpunimit dy-palësh, ndërsa u theksua rëndësia e vazhdimit të mbështetjes franceze në procesin e anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Organizatat Ndërkombëtare dhe strukturat euro-atlantike.
“Franca është ndër përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjatë takimit me Drejtoreshën për Evropë Kontinentale, znj Florence Mangin, i shpreha mirënjohjen e Kosovës për këtë mbështetje, që i kontribuon progresit jo vetëm në Kosovë, por tërë rajonit tonë. Raportet ndërmjet dy vendeve tona janë të shkëlqyeshme dhe ato do të vazhdojnë të thellohen në të gjitha fushat”, ka deklaruar Vuniqi.
-
Pacolli e vlerëson lart mbështetjen e Francës në liberalizimin e vizave
-
Osmani në Francë: Kosova e përkushtuar për fuqizim të pozitës ndërkombëtare
-
Osmani flet me të dërguarin francez për anëtarësimin e Kosovës në institucione euroatlantike
-
Osmani kërkon mbështetjen zvicerane për anëtarësim në KiE
-
Osmani kërkon nga Franca ta mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën