Ditën e sotme janë riatdhesuar 30 shtetas shqiptarë që kishin aplikuar për azil në Francë.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Stefan Çipa dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ishin në aeroportin ‘Nënë Tereza’, ku asistuan në mbërritjen e avionit me shtetas shqiptarë të deportuar nga Franca, pasi u ishin refuzuar kërkesat për azil.
Çipa tha se mënyra e aplikimit për azil në vendet e Bashkimit Evropian nuk miratohet për shqiptarët, pasi Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt.
“Shanset e përfitimit nga shtetas shqiptarë të azilit ekonomik apo politik në hapësirën e vendeve të BE-së, janë zero. Vetë ky grup, por dhe grupe të tjera, duhet t’i japin fund një aventure shumë të kushtueshme për ta dhe për familjet e tyre. Dhe vetë kjo tregon thirrjen e herëpashershme që autoritetet shqiptare u kanë bërë shtetasve të vet, që të heqin dorë nga kjo tentativë e cila kuptohet, është e destinuar të dështojë”, tha Çipa.
Ai tha se policia shqiptare në pikat e kalimit kufitar do të mbikëqyrë me vëmendje të gjitha tentativat për kthimin e azilit.
-
Riatdhesohen edhe 60 shqiptarë nga Franca
-
Franca ua refuzon azilin 29 shqiptarëve, deportohen edhe 17 të tjerë
-
Vijojnë operacionet e riatdhesimit të shqiptarëve azilkërkues në BE
-
Riatdhesohen 32 shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë e Belgjikë
-
Riatdhesohen 60 shqiptarë nga Franca, Shqipëria thërret të mos kërkojnë azil