Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Franca feston ditën kombëtare edhe në Kosovë

Kjo fundjavë do të jetë e pasur me ngjarje që do të organizohen për nder të 14 Korrikut, Festës kombëtare franceze, njofton Ambasada e Francës në Kosovë.

Ambasada thotë se do të organizojë një pritje (me ftesa) të shtunën, më 14 korrik, derisa një ditë më parë kremtimi i Festës kombëtare do të paraprihet nga "Ballo e 13 korrikut", që organizohet të premten nga Aleanca franceze e Prishtina që do të jetë e hapur për të gjithë.

“Ky event, i hapur dhe falas për të gjithë, kujton traditën e ballove popullore në Francë në vigjilje të 14 korrikut. Gotë me verë rosé ose lëng frutash të ofruara për 100 mysafirët e parë. Koncert ekskluziv nga Urim Salihu”, njofton Ambasada.

Festa Kombëtare Franceze është e lidhur me dy ngjarje emblematike në historinë e Francës: kryengritjen popullore dhe marrjen e Bastillës më 14 korrik 1789, pikënisje e Revolucionit Francez; dhe Festa e Federatës së 14 korrikut 1790, duke festuar në Paris unitetin kombëtar dhe përvjetorin e parë të marrjes së Bastilit. 14 korrik, çdo vit ka një sukses të madh, me paradën e saj ushtarake në Champs-Elysees me ballo dhe fishekzjarre kudo në Francë.