“Zgjidhja e dallimeve ndërmjet Serbisë e Kosovës është esenciale për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe për realizimin e perspektivës evropiane për të dy vendet”.
Kështu ka thënë sot në Beograd senatori francez Olivier Kadak, transmeton Koha.net.
vazhdim ai, siç përcjell FoNet, ka shtuar se zemra e Evropës është në Ballkan, e ka shtuar se nëse BE e le jashtë Ballkanin, Evropa do të mbetet pa zemër.
Kryetari i Serbisë, Alaksandra Vuçiq gjatë konferencës me senatorin ka thënë se “ presim që kryetari i Francës Emmanuel Macron në fillim të dhjetorit të jetë në Beograd”,
"Kem biseduar për dialogun ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe për atë se sa të rëndësishme e kemi paqen një rajon” ka përfunduar Vuçiq.
Kadak është takuar edhe me kryeministren e Serbisë Ana Bërnabiq.