Nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, nxënësit e kanë obligative t'i kthejnë librat e klasës paraprake dhe të furnizohen me vijueset. Por, në një shkollë disa libra u kthyen të dëmtuara në masë të madhe.
KOHA ka siguruar pamje të librit së lëndës së muzikës të klasë së nëntë që pos që duket e shqyer, është edhe e plotësuar dhe e pashfrytëzueshme nga nxënësit.
Ankesa të tilla janë evidentuar edhe më parë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë rreth 13 milionë euro për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore dhe materialet mësimore.
Mbi 6.3 milionë euro janë ndarë për subvencionimin e teksteve shkollore për klasat 1-5 e mbi 6.6 milionë për subvencionim të materialeve mësimore për klasat 1-9.
-
Interesim i vogël për blerje të teksteve shkollore
-
Shtetit i kushtoi 4 milionë euro më shumë kostoja e librave se para dy vjetësh
-
Me tekste të dëmtuara nisin mësimin nxënësit e klasave nga 6 deri në 9
-
Qeveria ndan afër 13 milionë euro për subvencionim të librave dhe materialeve shkollore
-
Nxënësit ende s’janë furnizuar me tekste shkollore, libra të vjetër shiten online