Fotografia e heroit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu është e vendosur në të gjitha klasat e shkollës “Rexhep Kadrijaj” në Rastavicë të Deçanit.
Ndonëse me ligj nuk përcaktohet një gjë e tillë, drejtori i shkollës, Blerim Selmonaj tregon se kjo fotografi është vendosur në bazë të një rregulloreje të paraluftës dhe që nga atëherë nuk është larguar.
Fotografi të tilla me përmbajtje historike ekzistojnë edhe nëpër objekte të tjera shkollore.
Kjo nuk ndalohet e as lejohet, as me Ligjin për Arsimin Parauniversitar e as me Ligjin për Protokollin e Shtetit.
Kryetari i Komisionit për Arsim, Ismail Kurteshi, thotë se këto fotografi, meqë nuk kanë përmbajtje fetare e nuk paraqesin përkatësi politike, është në rregull të mbahen në shkolla, pasi mësohet edhe për këta heronj.