Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, ka njoftuar për një takim me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në kuadër të aktiviteteve festuese për përvjetorin e pavarësisë së SHBA-së.
Në një postim në X, Dugolli ka përmendur pjesëmarrjen në aktivitete të tilla si forcim të lidhjeve midis dy shteteve.
“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme t’u bashkohem aktiviteteve të shumta festimi për 249-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së. Krenar që qëndrojmë krah mikpritësve tanë të nderuar në nderimin e rëndësisë së kësaj dite të veçantë dhe në forcimin e lidhjeve të qëndrueshme midis Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar ai.
It was a great pleasure to join the many festivities celebrating the 249th anniversary of U.S. Independence. Proud to stand alongside our gracious hosts in honoring the significance of this special day and in strengthening the enduring bonds between 🇽🇰 and 🇺🇸. pic.twitter.com/0W6OLjI53d
— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) July 5, 2025
Me rastin e 249-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, liderë dhe përfaqësues partiakë në Kosovë kanë uruar aleatin kryesor ndërkombëtar. Nga mbështetja vendimtare për çlirimin dhe për shtetformimin e Kosovës deri te sfidat aktuale në koordinim dhe në diplomaci, raportet Kosovë-SHBA kanë kaluar nëpër etapa të ndryshme. E njohës të zhvillimeve politike e kanë shtruar nevojën për më shumë investim në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.