Prishtinë, 7 dhjetor – Fondi i Ballkanit Perëndimor ka mbajtur sesionin informues në Prishtinë, në kuadër të Thirrjes së parë për projekt-propozime rajonale.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhanë Vuniqi ka vlerësuar se bashkëpunimi rajonal ndërmjet shteteve, mbi të gjitha ndërmjet shoqërive dhe qytetarëve është imperativ i kohës dhe objektiv kryesor i çdo nisme rajonale. Ajo ka shprehur konsideratat më të larta për punën që po bën në këtë drejtim Fondi i Ballkanit Perëndimor me seli në Tiranë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mbështetja e madhe dhe modelet e shkëlqyeshme të bashkëpunimit që vendet e Vishegradit po japin për rajonin tonë, po prodhojnë rezultate të prekshme, duke ndikuar në avancimin e rrugës së përbashkët integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt familjes së madhe evropiane”, ka thënë Vuniqi, duke shtuar se Fondi i Ballkanit Perëndimor është një prej nismave rajonale, e cila po jep rezultate konkrete në rajon, si një Fond që po shndërrohet në promovues të bashkëpunimit.
Sipas Vuniqit, rritja e bashkëpunimit rajonal është një prej prioriteteve të politikës së jashtme të Kosovës. “Në këtë kontekst, Qeveria e Republikës së Kosovës do të ketë rol proaktiv dhe do të mbështesë çdo nismë dhe projekt, që i shërben këtij synimi”, ka thënë ndër të tjera Vuniqi, ndërsa ka rikujtuar se logoja zyrtare e Fondit, është dizajnuar nga Shpat Komoni, i cili ka fituar në konkurrencë shumë të fortë me dizajnues nga mbarë rajoni.
Fondi i Ballkanit Perëndimor është një iniciativë ndërqeveritare, e themeluar nga palët kontraktuese të BP6 (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi) njëherësh është edhe iniciativa e parë rajonale me seli në Tiranë.