Në përfundim të Konferencës Ministeriale për Ballkanin Perëndimor, e cila u zhvillua në Tiranës, u ra dakord për disa konkluzione me interes të përbashkët.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bën me dije se në këtë konferencë është dakordësuar për një sërë çështjesh si: Hartimi i një Udhëzuesi për Rajonin e Ballkanit Perëndimor – Përshpejtimin e Financave në Mbështetje të Projekteve Klimatike dhe identifikimin e prioriteteve të përbashkëta për veprimtarinë rajonale mbi klimën.
Gjithashtu palët kanë gjetur dakordësi edhe për nevojën për elaborimin e projekteve dhe programeve të përbashkëta, të cilat fokusohen në prioritetet e identifikuara, dhe angazhimin e fortë me burimet e disponueshme të financimit të aksioneve mbi ndryshimet klimaterike, bëre kjo edhe përmes paraqitjes së projekteve rajonale./atsh
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat përfundon pa deklaratë të përbashkët
- Berlin 2028: Nga Kongresi në Marrëveshje
-
Edhe zgjerimi temë e samitit të BE-së
-
Projektet hekurudhore në Ballkan po vonohen, Linja 10 e Kosovës edhe më keq se kur nisi projekti
-
Në Beograd u theksuan mundësitë e mbështetjes ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor