Ndërtimi i autostradës Prishtinë-Gjilan – Dheu i Bardhë, sipas Lëvizjes “Fol”, po përcillet me një sërë parregullsish.
Përveç mungesës së transparencës në këtë projekt, janë evidentuar edhe mospërputhje në procesverbalet e E-Prokurimit dhe atyre të operatorëve ekonomikë, lidhur me numrin e kompanive.
Ndër problemet e përmendura në këtë konferencë kanë qenë edhe kohëzgjatja e punimeve si edhe vonesat me shpronësimin.
Sefer Tasholli, Drejtor i Gjeodezisë në Komunën e Lipjanit, ka paralajmëruar që bujqit e kësaj komune do të përballen me probleme gjatë ndërtimit të autostradës.
Derisa, homologu i tij nga komuna e Gjilanit, Sadudin Berisha, ka treguar për rrjedhën e punës së këtij projekti.
Në këtë ngjarje, pavarësisht ftesave, nuk ka marrë pjesë asnjë zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës.
-
FOL thotë se ka keqpërdorime të mëdha në ndërtimin e autostradës Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë
-
Përsëriten premtimet për autostradën Prishtinë-Gjilan e magjistralen Prishtinë-Podujevë
-
Autostrada e Gjilanit dhe ajo Prishtinë-Merdare marrin miratimin e Trupës Drejtuese Ndërministrore
-
Lekaj: Abdixhiku u tregua euforik dhe i pasaktë, autostrada e Gjilanit është vendim i Kuvendit
-
Auditori përveç anulimit rekomandon edhe masa për zyrtarët që shpallën tenderin 110-milionësh