Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit, të publikuar sot, ka vendosur që të mbajë të pandryshuar pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë në vitin 2018 prej 3.7%.
Për periudhën afatmesme, FMN pret që rritja të përshpejtohet lehtë, duke arritur në 3.8% në 2019-n ndërsa deri në vitin 2023 FMN pret që rritja ekonomike e Shqipërisë të shkojë në 4%, raporton KP.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës, që pritet të zgjerohet me 4%, Shqipëria do të ketë normën më të lartë të rritjes.
Më pas renditen Bosnjë dhe Hercegovina me 3.2%, Maqedonia me 3%, Mali i Zi me 2.4%, Serbia me 3.5%.
Artikuj të ngjashëm
-
FMN-ja parasheh rritje ekonomike 3.9 për qind në Kosovë
-
FMN: Kosova e Shqipëria, me rritjen më të madhe ekonomike në rajon
-
FMN: Kosova me rritje ekonomike prej 3,5 për qind
-
FMN: Shqipëria me rritjen më të lartë ekonomike në rajon, Kosova e dyta
-
FMN-ja për Kosovën: Ngadalësim i ekonomisë, rritje e inflacionit dhe rreziqe nga pasiguria politike