Sot, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Skender Reçica priti delegacionin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga Jacques Miniane.
Në këtë takim u diskutua për sfidat dhe masat që do të merren në MPMS, gjithashtu si temë ishin skemat sociale, ato pensionale si dhe ato për kategoritë e luftës. Temë diskutimi ishin dhe politikat lidhur me legjislacionin e ri të paraparë me planin qeverisës të Republikës së Kosovës.
Reçica i njoftoi mysafirët me planet e tij për adresimin e çështjeve që kanë të bëjnë me këto kategori.
Bashkëbiseduesit u zotuan për intensifikimin e bashkëpunimit të mëtejmë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.
Artikuj të ngjashëm
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
UNMIK-u për mbylljen e zyrave paralele në veri: Çështjet e pazgjidhura të adresohen në dialog
-
Situata aktuale politike në fokus të takimit mes Konjufcës dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
Nënsekretari i OKB-së për operacionet e paqes nis sot vizitën në Kosovë