Prishtinë, 14 shtator - Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, ka zhvilluar sot një takim pune me z. Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident i FMN-së në Kosovë. Ministri i sapoardhur z. Reçica ka njoftuar z. Vermeulen rreth çështjeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet aktualisht MPMS dhe hapat që duhet të ndërmerren drejt realizimit të tyre.
Ministri Reçica ka falënderuar Fondin Monetar Ndërkombëtar për kontributin shumëvjeçarë të dhënë për Kosovën. Ndërkaq, përfaqësuesi i FMN-së, z. Vermeulen pasi u falënderua për pritjen, theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët në realizimin e projekteve të mëdha që kanë përpara.
Në vazhdim të diskutimeve z. Vermeulen ofroi gatishmërinë dhe mbështetjen e parezervë për projekte, të cilat do të kenë në fokus jetën dhe përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të qytetarëve kosovarë, e të cilat njëkohësisht lidhen me fushëveprimtarinë e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.
-
Reçica takon përfaqësues të FMN-së, synohet sistem i qëndrueshëm pensional
-
Reçica me FMN-në: Synojmë sistem pensional që do t’i bëjë ballë kohës
-
Reçica me përfaqësuesit e FMN-së diskuton për veteranët, pensionet, viktimat seksuale e tregun
-
FMN i interesuar për skemat sociale
-
MPMS dhe qeveria finlandeze diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e aftësisë së kufizuar