Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Flutura Kusari nderohet me Urdhrin e Meritave të Gjermanisë

Juristja e të drejtës së mediave Flutura Kusari është nderuar nga presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, me Urdhrin e Meritave të Republikës Federale të Gjermanisë.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar për këtë nderim dhe ka thënë se i është bërë për “kontributin e saj të jashtëzakonshëm për lirinë e mediave, demokracinë dhe shoqërinë civile në Kosovë dhe më gjerë”.

Urdhrin e Meritave ia ka dorëzuar të hënën Kusarit ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Kusari është shtetasja e parë e Kosovës që merr Urdhrin e Meritave të Republikës Federale të Gjermanisë.

“Në vlerësim të përkushtimit të saj të jashtëzakonshëm për promovimin e lirisë së mediave, demokracisë dhe marrëdhënieve gjermano-kosovare, presidenti i Gjermanisë vendosi ta dekorojë Dr. Flutura Kusarin me Urdhrin e Meritave të Republikës Federale të Gjermanisë”, është thënë nga Ambasada.