Nga Kosova drejt Shqipërisë, edhe në fillim të kësaj jave, në orët e para të mëngjesit të sotëm kishte kolonë 1500-2000 metra në vendkalimin kryesor në autostradën e kombit, në Vërmicë-Morin, por kalohej pa pritje të gjata, për 5-10 minuta.
Ndërsa, në dy vendkalimet e tjera kufitare, në Qafë të Prushit kalohej për 2-3 minuta e në Qafë të Morinës për 1-2, bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKolona të gjata nga Kosova drejt bregdetit shqiptar kishte edhe javën e kaluar.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në Kosovë këtë javë do mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat maksimale të ditës parashikohet të lëvizin ndërmjet 28 e 36 gradë Celcius.