Në pikëkalimin kufitar mes Kosovës e Shqipërisë në këto momente ka shumë automjete.
Sipas pamjeve që i ka postuar në Twitter përdoruesi Andi Kastro, shihet se nga automjetet, shumica janë kamionë me madhësi nga më të ndryshmet, e në të cilët besohet se ka ndihma për të prekurit nga tërmeti i sotëm në Shqipëri.
“Dhimbjet do i përballojmë bashkë Shqipëri”, ka shkruar ai.
Nga pothuajse të gjitha qytetet e Kosovës janë organizuar gjatë ditës së sotme aksione humanitare në shenjë solidariteti me të prekurit nga tërmeti në disa qytete të Shqipërisë.
Dhimbjet do i perballojm bashk SHQIPERI ❤
— Andi Kastro (@KastroAndi) November 26, 2019
Ne kufi! pic.twitter.com/VALPhtz1gD
Artikuj të ngjashëm
-
Vetura godet këmbësorin pranë kufirit Kosovë-Shqipëri
-
Pas Kakavijës, kaos në Morinë
-
Radhë të gjata kamionësh në pikën kufitare të Morinës, situatë që nga nisja e pandemisë
-
Të strehuar në Kosovë rikthehen në Shqipëri për të parë situatën
-
Kërkohet më shumë përkushtim për kosovarët që u ofruan strehim familjeve nga Shqipëria