Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Flamuri shqiptar në stadiumin e Ulqinit, policia reagon

Komisioni për gara pranë Federatës malazeze të Futbollit para disa ditësh nisi procedurat disiplinore kundër ekipit të futbollit Otrant Olimpik nga Ulqini për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes së javës së fundit kundër Ibrit nga Rozhaja, shkruan Ulqini-online.

Organizimi i dobët sipas këtij komisioni kishte të bënte në pjesë e shpalosjes së flamurit shqiptar në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes në fjalë Otrant – Ibër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si rezultat i kësaj, mësohet se ky komision pranë Federatës malazeze të futbollit ka dënuar klubin nga Ulqinin me shumën pre 500 euro në lidhje me ”organizimin e dobët” të ndeshjes së lartpërmendur.

Nga ana tjetër ne rrjetin social është publikuar një thirrje nga ana e Ministrisë së punëve të brendshme të Malit të Zi, Dega Ulqin, për Shpëtim Osmanin nga Ulqini i cili thirrej në një bisedë informative me qëllim të marrjes së informacionit në cilësinë e qytetarit në lidhje me shkeljen e rendit publik dhe qetësisë në ndeshjen e futbollit Otrant – Ibër.

Siç shkruan faqe Druga Liga Crne Gore ne facebook, që ka mjaft ndjekës edhe në Ulqin, e gjithë kjo erdhi pasi kjo faqe e publikoi fotografinë dhe për këtë policia ka thirrur Shpëtim Osmanin në bisedë informative për shkak shkeljes së rendit publik përkatësisht shpalosjes së flamurit shqiptar në stadium.

Në lidhje me këtë rast, sidomos në rrjetet sociale, qytetaret e shumtë shprehen pezmin për këtë çështje.

“Primitivizëm dhe akt qyqarë i institucioneve malazeze.

Më asnjë ligj normal nuk është e ndaluar të jesh vetvetja, t’a duash dhe t’a valëvitësh flamurin tënd.

Nëse disa ‘tanët’ ju bartin flamurin tuaj mos mendoni se nuk ka tjerë që bartin flamurin e vet”, kështu shprehet Gëzim Ibroçi.

Ka edhe të tillë që e mbështesin pa rezervë gjestin e të rinjve ulqinakë.

“Shpëtim Osmani të ruajt Zoti e te paste kombi”, shkruan ndër të tjerave Anton Gjokaj. Ai siguron Shpetimin se në rast dënimi edhe do i ndihmojë.

“Zotohem me ta pagua denimin qe do te marresh , rrnosh sa bjeshket e Rumis Shpetim Osmani”, vazhdon Gjokaj.

Por diçka krejt e kundërt ndodhë me politikën shqiptare në Mal të Zi, përkatësisht me subjektet që veprojnë në qytetin e Ulqinit. Deri tani nuk ka as edhe një reagim të as edhe një subjekti shqiptar dhe një heshtje nuk mund të gjejë përkrahje nga votuesit e tyre. Reagimi i vetëm deri tani ka ardhur nga subjekti Ura e Dritan Abazoviqit .

“Vendimi i nisjes së procedurës disiplinore kundër klubit Otrant Olimpik nga ana e Federatës së futbollit të Malit të Zi, për shkak të flamurit shqiptarë, është një skandal. Ky veprim më shumë i ngjan kohës së komunizmit dhe nuk është shembull i mirë për një shtet i cili pretendon t’i bashkëngjitet BE-së”, thuhej në kumtesen për opinion të Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare “Ura”.