Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Fjala” kujton 18 vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe

Janë bërë 18 vite nga masakra e Krushës së Madhe, masakër kjo e bërë nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë.

Në këtë masakër janë masakruar 243 persona dhe 64 persona ende rezultojnë të zhdukur.

“Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të tmerrshme të kryera mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe në tërë territorin e Kosovës”, thotë Partia Fjala.

“Ne si Parti Fjala, kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga bashkësia ndërkombëtare të i bëj presion Beogradit që të i dorëzoj para drejtësisë ata kriminel që urdhëruan dhe zbatuan këtë masakër dhe të na i kthej personat e zhdukur”, tha Partia Fjala.