Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Fjala” dënon njollosjen shkollës në Obiliq me grafite serbe

Partia Fjala, përmes një reagimi dërguar mediave, ka dënuar njollosjen me grafite serbe të shkollës fillore “Pandeli Sotiri” në fshatin Plemetin të komunës së Obiliqit.

“Fjala” thotë se në këto grafite thirret kundër shtetësisë së Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky vandalizëm dhe njollosje e kësaj shkolle nuk po ndodh për të parën herë, por deri më tani askush nuk ka reaguar. Sikur të ndodhte e kundërta në ndonjë komunë me shumicë serbe, do të reagonte edhe Beogradi dhe do të alarmohej Brukseli”, ka thënë “Fjala”.

- Lexo edhe këtë:

“Kosova është zemra Serbisë”, grafit në Plemetin

Sipas kësaj partie, edhe Komuna e Obiliqit edhe Qeveria e Kosovës duhet t’i mbrojnë institucionet tona shkollore nga vandalizimet dhe njollosjet me slogane serbe kundër Kosovës.