Muri i shkollës së fshatit Uglar të Graçanicës është mbushur me grafite fyese e ofenduese ndaj serbëve dhe për këtë kanë reaguar përfaqësues të Listës Serbe dhe kreu i Komunës së Graçanicës, Sërgjan Popoviq.
Ata i kanë ftuar qytetarët në përmbajtje.
“Në këtë rast, ky sulm është shumë i rrezikshëm sepse është atakuar shkolla, në të cilën mësojnë më shumë se 150 nxënës, dhe kjo i ka shqetësuar shumë qytetarët”, citohet kumtesa e Listës Serbe e cila shton se janë të zhgënjyer me heshtjen e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë.
Policia e Kosovës ka filluar hetimet lidhur me këtë rast.
Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i ka quajtur të papranueshme këto grafite.
Edhe
Lista Serbe kërkon zbulimin e autorëve të grafiteve kërcënuese
Ndaj kësaj vepre ka reaguar edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili e ka dënuar, siç ka thënë, “shkrimin e grafiteve që nxisin urrejtje ndër etnike” dhe ka thënë se i cilëson ato “të papranueshme dhe në kundërshtim me parimet e shtetit që po ndërtojmë – demokratik, gjithëpërfshirës dhe tolerant”.
“Kërkoj nga organet e drejtësisë që të hetojnë rastin e shkrimit të grafiteve me përmbajtje urrejtëse dhe t’i sjellin autorët e tyre përpara drejtësisë”, tha Haradinaj në reagimin e tij të postuar në Facebook.
-
Nisin hetime për grafitet “Kosova është Serbi” në Graçanicë
-
Mbi grafitin “Falënderojmë Kosovën për librat” në shkollën e Bujanocit shkruhet “Kosovo je Srbija”
-
Mbi grafitin me të kuqe “Kosova është Serbi” vendoset “Kosova është Shqipëri” me të zezë
-
Beogradi alarmon, si dikur, për ‘plaçkitje e sulme’ ndaj serbëve në Kosovë