Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, i ka dërguar sot ftesën e presidentes Vjosa Osmani, ish-ministrit të Jashtëm të Bundestagut, Joschka Fischer, për ta vizituar Kosovën.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ajeti ka përmendur angazhimin e pashoq të Fischer për çlirimin e Kosovës nga regjimi serb, duke thënë se është një obligimin institucional, kombëtar e moral që traseja e aktivitetit diplomatik të Kosovës në Berlin, të kalojë nëpër zyrat “e atyre që ishin pranë nesh në kohët më të vështira të ekzistencës sonë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Joschka Fischer nuk e fsheh gëzimin e tij për suksesin e gjithanshëm tё Republikës sё Kosovës, për orientimin e qartë euro-atlantik tё shtetit kosovar dhe tё kursit perëndimor tё shoqërisë dhe elitës kosovare. Nga takimet e tij me presidentin Rugova e deri tek temat aktuale mbi marrëdhëniet tradicionale, historike dhe tё pazëvendësueshme ndërmjet Republikës sё Kosovës dhe tё Gjermanisë, biseda me tё mbetet njё tour d'horizon unik për politikën e jashtme gjermane dhe atë botërore”, thuhet më tej në postimin e Ajetit.
Ai më tej ka njoftuar se përveç ftesës për të vizituar Kosovën të cilën e përcolli sot, ai i ka dorëzuar edhe një portret gjatë fjalimit të tij në maj të vitit 1999 për Kosovën, të punuar nga artisti Kosovar në Berlin, Berat Hasani.
“Ky portret ёshtё njё segment i vetëm nga fjalimi historik i Joschka Fischer gjatë luftës sё Kosovës, i mbajtur nё maj tё vitit 1999 nё Kongresin e jashtëzakonshëm tё Partisë sё Gjelbër nё Bielefeld. Ky nuk ka qenë çfarëdolloj fjalimi, por “fjalimi mё i mirё nё karrierën time politike”, pati deklaruar vet Joschka Fischer”.
Fischer ishte Ministër i Jashtëm gjatë vitit 1999, në kohën kur u zhvillua lufta e fundit në Kosovë, kur edhe pati një ndikim të madh që vendi ta fitonte lirinë.