Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ) sot mban konferencë për media, me qëllim të prezantimit të gjetjeve të raportit “Problemet që Cenojnë Mirëqenien e Banorëve në Fshatrat dhe Qytezat e Kosovës”.
Qëllimi i këtij raporti është, nxjerrja në pah e problemeve më prioritare me të cilat ballafaqohen banorët e komunave më të vogla të Kosovës, të cilat për arsye të ndryshme janë lënë anash, qoftë nga qeveria lokale, qendrore por edhe organizatat e tjera të shoqërisë civile.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaporti shtjellon në mënyrë të hollësishme problemet e këtyre komunave ne sektorë si infrastruktura, edukimi, kultura, shëndetësia, nepotizmin politik dhe mbi të gjitha papunësinë e lartë në mesin e të rinjve të këtyre komunave.
Komunat e përfshira në këtë raport janë: 1. Fushë Kosova, 2. Istogu, 3. Kaçaniku, 4. Kamenica, 5. Lipjani, 6. Malisheva, 7. Podujeva, 8. Shtimja, 9. Vitia dhe 10. Vushtrria.
Ky raport realizohet prej FIQ-it në përputhje me misionin e punës së organizatës që është “nxitja e aktivizmit qytetar për zhvillim të qëndrueshëm”.