Komunat e Kosovës kanë shënuar arritje të ulët në dy prej fushave shumë të rëndësishme për jetë, mirëqenien sociale familjare dhe në fushën e të drejtave të njeriut, shkruan sot Koha Ditore.
Ky konstatim është nxjerrë nga Raporti i performancës së komunave të Kosovës, për vitin 2016, i publikuar pak kohë më parë, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Në këtë raport, MAPL-ja ka vlerësuar arritjet e performancës vjetore të komunave në 14 fusha dhe në tri nivele, duke i cilësuar arritjet si: të larta, të mesme dhe të ulëta. Të drejtat e njeriut dhe mirëqenia sociale bëjnë pjesë në kategorinë e fundit, pra të ulëtën.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
OSBE: Niveli ndërkomunal s’po bashkëpunon sa duhet
-
OSBE: Institucionet të ofrojnë qasje të barabartë në banim social për të gjitha komunitetet e cenueshme
-
MAPL-ja mjaftohet që shoqëria civile të jetë në rolin e vëzhguesit në matjen e performancës komunale
-
Në institucione mungon qasja për personat me aftësi të kufizuara, s’ka barazi gjinore në punësim
-
Komunat me progres në transparencë, përfaqësimi gjinor mbetet i ulët