Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fiona McCluney, koordinatorja e përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri

Tiranë, 10 shtator - Fiona McCluney nga Mbretëria e Bashkuar është emëruar Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.

Emërimi është vendosur nga sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres, me miratim të Qeverisë së Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, McCluney sjell mbi 30 vjet përvojë në fushat e zhvillimit dhe urbanizimit duke përfshirë 12 vjet shërbim në sistemin e OKB.

Ajo më parë ishte Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Mal të Zi, gjithashtu shërbeu si Përfaqësuese e Përhershme e Programit të Zhvillimit të UND (UNDP) në vend, nga viti 2015-2018.

McCluney më parë ka punuar me Kombet e Bashkuara si Këshilltare Kryesore Teknike dhe Shefe e Zyrës së Vendit në Palestinë (2012-2015) dhe në Irak (2011-2012).

Nga viti 2008 deri në 2011, ajo ka shërbyer në Kombet e Bashkuara në Irak si Shefe e Qeverisjes Urbane, Tokës dhe Strehimit.

Edhe Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në Gaza Arbëri 1 j. më parë Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në Gaza

Para se të bashkohej me Kombet e Bashkuara, McCluney ka punuar në sektorin privat dhe me Departamentin e Zhvillimit Ndërkombëtar të Mbretërisë së Bashkuar, me disa nisma të politikave urbane në Azi.

McCluney mban një MPh në Dizajn Urban dhe Planifikim Rajonal nga Universiteti i Edinburgut, Mbretëria e Bashkuar/ATSH.