Gazeta prestigjioze britanike “Financial Times” e ka shpallur sot “Personalitet i Vitit” miliarderin dhe filantropistin me origjinë hungareze, George Soros, përcjell Koha.net.
“Times zakonisht vendos për personalitet të viti në bazëp të arritjeve. Në rastin Soros sivjet ka vendosur edhe në bazë të vlerave që ai përfaqëson”, thuhet në arsyetim.
Soros (88 vjeç), hebre me origjinë hungareze, përshkruhet si “baba i industrisë së Fondeve Hedg (Fond i Investimeve – sqarim ynë), por edhe si njeriu që është angazhuar për demokraci liberale dhe shoqëri të hapur dhe që “përmes filantropisë ka luftuar kundër autoritarizmit, racizmit dhe jotelerancës”.
Franc Press duke raportuar për këtë mirënjohje rikujton se George Soros u bë viktimë e nacionalistëve dhe ithtarëve të teorive të konspiracionit në Europë e SHBA.
Cilësime të tilla ka pasur në disa qarqe edhe në Kosovë e Shqipëri, rikujton Koha.net.
-
Për herë të dytë, Trumpi zgjidhet “Personi i Vitit” nga TIME
-
Berisha akuzon Sorosin për shpalljen “non grata” nga SHBA-ja dhe idenë e ndryshimit të kufijve
-
Elon Musk shpallet “Personi i vitit”, kritikohet zgjedhja
-
Gjykata Evropiane hedh poshtë reformat hungareze që prekin universitetin e Sorosit
-
Soros: Partneriteti rajonal shpie drejt pranimit të plotë të Kosovës në BE