Në jetën e kombeve lindin përfaqësues që shndërrohen në aktorë të vetëkuptueshëm dhe të natyrshëm të tij.
Një rol të tillë mund ta luajnë vetëm individë të veçantë, të cilët me filozofinë e tyre politike krijojnë themelet e luftës për liri, paqe dhe mirëqenie, shkruan Sabri Kiçmari në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Maks Veberi individët e tillë i definon si udhëheqës karizmatikë. Legaliteti dhe legjitimiteti i tyre bazohen në tipare personale, që ka si rrjedhim një identifikim të vetëkuptueshëm të njerëzve me qëllimet dhe vizionet e tyre, të bazuara në kontributin e jashtëzakonshëm për liri, paqe dhe mirëqenie.
Numri i personave të tillë që shndërrohen në individ-aktor në mesin e shqiptarëve është fare i vogël. Adem Demaçi është i tillë. Ai është simbol, që sakrifikoi për lirinë kundër tiranisë, për barazinë kundër pabarazisë, për paqen kundër dhunës, për pajtimin kundër hakmarrjes. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)