Në Bruksel ka filluar takimi ndërmjet kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe shefes së diplomacisë evropiane Federica Mogherini, transmeton Koha.net.
Takimit i paraprinë bisedat bilaterale të presidentit të Kosovës dhe të atij të Serbisë me Mogherinin.
Në rend të ditës janë bisedat për vazhdimin e dialogut Beograd - Prishtinë dhe situata në rajon.
“Nnë Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me zonjën Mogherini dhe presidentin e Serbisë, do të diskutojmë dhe shkëmbejmë idetë fillestare për mënyrën se si do të vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synojmë të arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit”, kishte shkruar dje Thaçi në Facebook.
#EU HRVP @FedericaMog is hosting an informal meeting w Presidents @avucic of #Serbia & @HashimThaciRKS of #Kosovo. Brussels, now. pic.twitter.com/paBITAIMhc
— Maja Kocijančič (@MajaEUspox) July 3, 2017