Procesi gjyqësor i njohur si rasti i Badovcit, ka filluar sot rigjykimin në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Ky rast është kthyer në rigjykim, pasi që Gjykata Supreme kohë më parë kishte rrëzuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila i kishte dënuar Besnik Latifin, Gazmend Halitin, Milazim Haxhiajn, Enis Latifin dhe Fehmi Musen, për kryerje të veprës penale që ndërlidhet me terrorizëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAvokatët mbrojtës, sipas raportimit të rtk-së, në fjalën e tyre kanë thënë se nuk ka bazë dhe dëshmi për t’i ngarkuar të akuzuarit me këtë vepër penale. Ndërsa prokurorja speciale, Drita Hajdari, ka qëndruar prapa akuzës, se ka dëshmi të mjaftueshme se të pandehurit janë kryes të veprës penale.