Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fillon protesta e sindikatës së pavarur e sektorit privat

Sindikata e pavarur e sektorit privat ka filluar protestën.

Aktualisht protestuesit janë duke parakaluar në sheshin “Skënderbeu”.

Kërkesa e tyre është ndalja, siç thonë, e diskriminimit të punëtorëve të sektorit privat, formimi i gjykatës së punës, zbritja e stazhit të punës për pension, etj.

Sindikalistët po pyesin pse po bëhen ligje e marrëveshje kolektive pasi që ato nuk po zbatohen.

Në këtë ditë kemi dashur që problemet me të cilat po ballafaqohemi t’i shfaqim edhe njëherë para opinionit në mënyrë që ato të zgjidhen me dialog, por jo me forma të tjera.

Edhe “Jemi lodhë, Parlament, Qeveri, të kujt jeni?”: Protestojnë punëtorët e sektorit privat Arbëri 2 muaj më parë “Jemi lodhë, Parlament, Qeveri, të kujt jeni?”: Protestojnë punëtorët e sektorit privat

Protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje në nderim të punëtorëve që kanë humbur jetën gjatë orarit të punës.

Arsyeja e protestës është kërkesa e punëtorëve pasi nuk po respektohen kontratat me punëdhënësit e tyre.

Mbi 30 për qind të punëtorëve kanë kontrata mujore dhe paga minimale e tyre është nga 140 deri në 170 euro

Në sektorin publik gjithçka është e rregulluar, ndërsa në sektorin privat jo.

“Ne duhet punuar sa më shumë sepse deputetëve nuk po iu mjaftojnë pagat që i kanë 15  për qind më të mëdhe se tonat. Zbritja e stazhit të punës kërkojmë të jetë nga 15 vjet siç është në 10 vite. Kjo sindikatë pandalshëm do të punojë në kërkesat e punëtorëve të sektorit privat”, ka thënë Jusuf Azemi, kryetar i sindikatës.

Edhe Azemi e quan "qesharak" vendimin për ndarjen e nga 100 eurove për sektorin privat Arbëri 2 muaj më parë Azemi e quan "qesharak" vendimin për ndarjen e nga 100 eurove për sektorin privat

“Nuk funksionojnë gjykatat dhe e them se Gjykata e Apelit ka kthyer 73 punëtorët e KEDS në punë, ndërsa kompania nuk i kthen. Nuk ka siguri për punëtorë. Por pse nuk dalin punëtorët në protestë dhe bashkërisht t’i kërkojmë të drejtat tona”, ka thënë Avni Hajdini, nënkryetar i BSPK-së.

{gallery}


Fillon protesta e sindikatës së pavarur e... by kohanet