Në shenjë pakënaqësie për mospërfshirje në listat e shtesave prej 300 euro të ndara nga Qeveria për rrezikshmëri, ka nisur protesta e personelit mbështetës, të cilët janë të punësuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe Shërbimin Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Në protestë po marrin pjesë dhjetëra punëtorë nga administrata, recepsionistët, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, shërbyesit e ushqimit, bocmenët, shërbimet teknike, si dhe ata të pastrimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKOHA në vazhdimësi ka raportuar për ndarjen zinxhirore që i është bërë personelit të qendrave mjekësore, që janë në kontakt të vazhdueshëm me personat e prekur me Covid-19.