Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fillon mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, prezent 133 delegatë

Kryesuesit të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni ka bërë hapjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

Mbledhja tashmë ka filluar dhe prezent janë 133 delegatë, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë mbledhje mungojnë disa figura të rëndësishme të kësaj partie, për arsye të ndryshme, përfshirë edhe kryetarin e VV-së, Visar Ymeri.

“Në sallë janë 133 delegatë dhe ka kuorum. Në mesin e tyre janë edhe disa anëtarë të Këshillit që mungojnë për arsyet që ata kanë treguar. Mungon poashtu edhe kryetari Ymeri i cili na ka uruar punë të mbarë dhe kjo mbledhje të shkojë në ruajtje të unitetit”, ka thënë Hyseni.

Kjo mbledhje është thirrur për shkak të përplasjeve të fundit brenda Vetëvendosjes.

{gallery}