Ka filluar riatdhesimi i fëmijëve dhe grave shqiptare të bllokuar në kampin “Al Hol” të Sirisë.
Lajmi është dhënë nga Gjysmëhëna e Kuqe e Sirisë, sipas të cilës gratë dhe fëmijët janë trajtuar fillimisht nga mjekë dhe më pas do të nisen për në Shqipëri.
“Nën udhëzimet e Khaled Hboubati, president i Gjysmëhënës së Kuqe Siriane po bëhet i mundur transferimi i fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampi Al Hol në Hasekeh të Sirisë. Ata janë shoqëruar fillimisht për në Damask dhe më pas do të bëhet transferimi për në Shqipëri”, shkruan Gjysmëhëna e Kuqe Siriane në Facebook.
“Pas kryerjes së testeve të gjera mjekësore para largimi nga kampi, Gjysmëhëna e Kuqe shoqëroi shtetasit shqiptarë gjatë rrugës nga kampi për në Damask, nën ndjekjen dhe mbikëqyrjen e Inxhinierit Khaled Habbati, shefi i organizatës. Konsulli i Përgjithshëm Shqiptar në Liban, Mark Gharbel dhe delegacioni i tij shoqërues, gjithashtu do t’i shoqërojë ata në udhëtimin e tyre nga Damasku në Shqipëri”, thuhet në këtë njoftim.
Organizata e Gjysmëhënës së Kuqe Arabe Siriane ka falendëruar Federatën Ndërkombëtare të Gjysmëhënës së Kuqe, Kryqin e Kuq dhe partnerët që kanë bashkëpunuar në lehtësimin e këtij misioni.
-
Përfundon me sukses operacioni i evakuimit të 5 shqiptarëve nga kampi në Siri
-
Pesë shtetas të Shqipërisë riatdhesohen nga Siria
-
Kampi në Siri ku jetonin mijëra familje të anëtarëve të IS-it, boshatiset pothuajse krejtësisht
-
Frikë për shqiptarët që gjenden në kampet e ISIS-it, kurdët kërcënojnë se nuk do t’i ruajnë më
-
Riatdhesohen nga Siria dhjetëra shtetas të Kosovës e Shqipërisë