Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në koordinim me Shtabin Komunal të Komunës së Malishevës, informon qytetarët e fshatrave për dezinsiktimin selektiv të zonave endemike në Komunën e Malishevës.
Spërkatja e hapësirave publike ka filluar nga ora 8:00 deri në orën 12:00.
Fshatrat të cilët do të përfshihen në dezinsektim, brenda këtyre ditëve dhe datave janë si në vijim.
Balincë, më datë 03.07.2018
Mleqan dhe Pllaqicë e Ulët, më datë 04.07. 2018
Pllaqicë e Naltë, më datë 05.07.2018
“Të gjithë banorët e zonave ku do të bëhet dezinsektimi, janë të obliguar t’i marrin masat e duhura preventive”, thuhet në njoftimin e komunës së Malishevës.
Artikuj të ngjashëm