Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fillon dëgjimi i dëshmitares së 17-të në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Të enjten ka filluar të dëgjohet dëshmia e dëshmitares së 17-të me radhë, Dragica Bozhaniq, në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Bozhaniq ka filluar të përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndryshe, Krasniqi dhe Thaçi janë duke e përcjellë seancën përmes video-lidhjes, ndërsa Selimi dhe Veseli janë të pranishëm në sallë.

Prokurori Cezary Michalczuk ka thënë se dëshmitarja e familjarët e saj janë nxjerrë nga shtëpia e saj në rajonin e Rahovecit nga pjesëtarë të UÇK-së. Më pas, siç e ka thënë Michalczuk, serbët e asaj ane i kanë çuar në një fshat afër dhe më pas i kanë ndarë burrat dhe gratë. Michalczuk tha po ashtu se pasi i ndanë burrat e gratë, dëshmitarja e ka parë edhe një herë burrin e saj të majivosur dhe s'e ka parë më kurrë. Personat e mbajtur ka thënë prokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar janë liruar më pas nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Dëshmitarja tha se bashkëshorti i saj nuk ishte pjesë e forcave policore apo ushtarake të Serbisë shkaku i një sëmundjeje të veshkëve dhe se shoqërohej me shqiptarët e fshatit.