Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Filloi fushata e spërkatjes së zonave endemike në Malishevë

Në Komunën e Malishevës, përkatësisht në fshatin Senik, sot ka filluar realizimi i fushatës për dezinsektimin e zonave endemike, kundër rriqrave, si masë parandaluese në kuadër të zbatimit të Strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), transmeton Koha.net.

Këtë fushatë e kanë ndjekur nga afër edhe anëtarët e Shtabit Komunal. Me këtë rast, nënkryetari Rexhep Mazreku, ka kërkuar nga qytetarët të jenë bashkëpunues gjatë kësaj fushate. “Falë kësaj fushate, tri vite i kemi kaluar pa raste të vdekjeve nga ky virus”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Drejtori për Shëndetësi, Hajdin Berisha, tha se situata është nën kontroll dhe pavarësisht rasteve të thumbimeve, nuk kemi raste të infektuara me virusin e EHKK.

Vlen të theksohet se në Komunën e Malishevës që nga pas lufta kanë vdekur 18 persona si pasojë e infektimit me virusin e EHKK, ndërsa në tri vitet e fundit nuk ka pasur asnjë rast infektimi.