Ka filluar faza e dytë e dezinsektimit në tërë territorin e komunës së Obiliqit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Dezinsektimi” (spërkatja kundër mushkonjave ) është një metodë që merret me zhdukjen e bartësve si shkaktarë të sëmundjeve ngjitëse që nënkupton (eliminimin e insekteve, mushkonjave) me preparat të caktuar selektiv, transmeton Koha.net.
Preparati që përdoret për dezinsektim është “Aqua Kontroll”, preparat ky i lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për përdorim në hapësirat publike, i pa dëmshëm për njerëz, kafshë dhe bimë, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm