Sot në qytetin e Malishevës, ka filluar asfaltimi i rrugës që lidhë tri lagje dhe e cila do të shërbejë si rrugë transite për ngasësit e veturave,njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Ndërtimi dhe asfaltimi i kësaj rruge, është njëri prej projekteve më me rëndësi për qytetin e Malishevës, sa i përket infrastrukturës rrugore, pasi krahas lidhjes së lagjeve, do të mundësoj edhe shkarkimin e qytetit nga numri i madh i veturave, sidomos gjatë stinës së verës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fillimin e asfaltimit të kësaj rruge, ishin prezentë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, të cilët u ndanë të kënaqur me ecurinë e deritanishme të punimeve në rregullimin e kësaj rruge, e cila shumë shpejt do të jetë e gatshme për qarkullim.