Ministri serb i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se çështja e Kosovës është çështja më e vështirë nga të gjitha, por, sipas tij, nuk duhet hequr dorë nga ajo sado që duket pa rrugëdalje.
Daçiq, në një tekst autorial që e ka publikuar në gazetën Kurir, ka theksuar se për Kosovën përgjegjës janë pozita dhe opozita, ndërsa vendimet kthesë, pa marrë para sysh sa të vështira qofshin, duhet të merren për të ardhmen më të mirë të pasardhësve.
“Tash është lehtë të thuhet: Ky pushtet do ta shesë Kosovën, ky pushtet zhvillon politikë katastrofale ekonomike, që për mua të thonë se Daçiq këndon dhe të më quajnë muzikant i dështuar”.
Të gjithë ata që e kritikojnë, Daçiq i ka porositur se po të kishin qenë qoftë dhe vetëm pak përgjegjës, tani nuk do të kishte kaq shumë shanse të humbura për Kosovën.
“Po të kishit qenë vetëm pak më përgjegjës, tani nuk do të kishim kaq shumë shanse të humbura për Kosovën dhe që tash kryetari e Qeveria të kapen për fijen e kashtës, tashmë të këputur në disa pjesë, në mënyrë që Serbia të fitojë diçka”, ka thënë ai.
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Daçiqi i del në mbrojtje ministres serbe për deklaratën fashiste ndaj Kosovës
-
Serwer: Vështirë të ketë përparim në dialog nëse mungon vullneti politik nga Serbia
-
Daliq pas largimit: Vendimi më i vështirë
-
Vuçiq: Janë ditët e fundit të miat si president i Serbisë