Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fierza në pikë kritike, probleme në disa rrugë të Kukësit

Reshjet e shiut të ditëve të fundit kanë shtuar prurjet në liqenin e Fierzës, duke e çuar nivelin e ujit në pikën kritike prej 296 m.

Ndërkohë burimet thonë se prurjet në liqen janë 1200 metër kub për sekondë, nivel i pazakontë për këtë periudhë të vitit.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar edhe rrëshqitje dherash në disa akse.

Situata më problematike është në aksin Kukës-Shishtavec.