Dëbimi me forcë nga vatrat e tyre, popullin shqiptar e ka përcjellë ndër vite.
Rrethanat e caktuara historike kanë bërë që ata të kërkojnë strehim në vendet tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrahinat e dikurshme Shqiptare nuk karakterizohen vetëm me vendas, por edhe shqiptarë të tjerë të dëbuar nga vendet e tyre, transmeton emisioni “Sot” në KTV.
Si një Shqipëri të vogël mund ta quajmë këtë qytet i cili sot ka edhe dhjetëra komunitetet shqiptare të ardhura qe nga fillimi i shekullit XX. Është ky Fieri, qytet në jug të Shqipërisë, i cili është i banuar me kosovarë, çamë, labë, e shumë bashkatdhetarë nga treva të tjera jashtë Shqipërisë.
Ndër vite ka pasur edhe dyndje të tjera kur fieraket kanë qenë mikpritës në çdo kohë. Gjeneratat e reja, sot mbajnë mend edhe pritjen që bëri për kosovarët ky qytet, në vitin 1999. Fieri mori vëmendjen edhe në këtë periudhë shumë të vështirë për kosovarët ku forcat serbe duke i vrarë e masakruar u munduan të spastrojnë shqiptarët nga Kosova.
Fierakët edhe në vitet ‘98 – 99’ u mobilizuan për të pritur mijëra kosovarë të cilët kishin bërë rrugë të gjatë për t’u strehuar në vendet fqinje.
Në Shqipëri ishte një situatë ndryshe dhe jo e qetë, por përmes radio-stacioneve të atëhershme kuptuan gjithçka se çfarë po ndodhte me Kosovën dhe masakrat që po bënte ushtria serbe mbi civilët e pafajshëm.
Vetëm për disa ditë të viti 1999 një numër shumë i madh i kosovarëve kishte arritur në Fier. Ata kujtojnë se si kanë menaxhuar gjithë atë fluks të njerëzve.
Rastet ku ishin prekur dhe kanë bashkëndjerë pa dyshim në asnjë moment nuk kanë munguar.
Pos strehimit nëpër shtëpi e ndërtesa të institucioneve u ngritën edhe disa kampe në afërsi të Fierit për t’i vendosur të gjithë që kishin ardhur sepse nuk dihej se sa do të zgjaste lufta.
Salih Krasniqi i ardhur nga Kosova në Fier shumë vite më parë me të dëgjuar për ardhjen e Kosovarëve ka strehuar mbi 190 persona dhe i ka mbajtur ata deri në momentin e çlirimit të Kosovës.
Krasniqi gjithashtu sot ka edhe listën me emra dhe mbiemra të familjarëve të cilët i ka strehuar.
Por familjarët që gjetën strehim te familja Krasniqi mbajnë kontakte edhe shihen nëpër organizime të ndryshme familjare.
Kosova u çlirua më 11 qershor 1999 dhe këto ditë filloi kthimi i shqiptarëve të dëbuar nëpër shtëpitë e tyre.
Muharrem Gërguri nga Shoqata “Kosova” në Fier, shpreh shqetësim për zhvillimet politike në Kosovën e pavarur, ku të rinjtë po ikin drejt perëndimit për një jetë më të mirë.