Festa e Kurban Bajramit i ka gjetur plazhet e Durrësit plot me pushues. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë festat fetare nuk janë bërë shkak që operatorët turistikë të ankohen për mungesën e pushuesve nga Kosova në plazhe.
Tradita po ndryshon. Një drekë në plazh apo restorantet e shumta përgjatë tij, po zëvendëson çdo vit e më shumë therjen e kurbanit dhe drekat në shtëpi, raporton Tch.
Po ndonëse në plazh dreka nuk e ka aromën e shtëpisë dhe vizitat te të afërmit e miqtë nuk bëhen, kënaqësia e të festuarit nuk humbet.
Ka dhe nga ata që e kanë përgatitur më parë drekën e më pas do ta shijojnë pasditen e vonë, kur të kthehen nga plazhi në dhomën e marrë me qira. Përparësi merr plazhi, festa kthehet në një rit që nuk duhet humbur për të mbledhur familjen e për t’ju lutur Zotit për mbarësi.
“I kemi lënë të gjitha të përgatitura. Kthehemi në banesë, si zakonisht, e bëjmë drekën e Bajramit, vetëm se na mungon rrethi i ngushtë familjar. Është hera e parë që e festojmë jashtë shtëpisë”, ka thënë një pushues nga Kosova.
Tradita e të festuarit në shtëpi dhe vizitat te të afërmit, që vlerësohen edhe si një mundësi e artë për të ruajtur lidhjet dhe forcuar ato në një kohë kur emigracioni ka prekur thuajse çdo familje dhe raportet e gjakut, ka filluar të humbasë.
-
Rreth 50 euro për drekën e Bajramit, qytetarët të shqetësuar për çmimet
-
Radhë të gjata në dogana, pushuesit nga Kosova festojnë Bajramin në bregdetin shqiptar
-
Kosovarët i mbesin besnikë Durrësit edhe në shtator
-
Dreka e Bajramit, festa rreth tavolinës!
-
Plazhet e Durrësit pushtohen nga pushuesit e Kosovës