Fermerët fshatit Trubuhoc të Komunës Istogut, vitin e kaluar, nuk kishin mundur t’i shisnin perimet e tyre.
Breshëri i vjeshtës së kaluar ua kishte dëmtuar të mbjellat banorëve, transmeton KTV-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVlera e këtyre dëmeve ishte përllogaritur në 210 mijë euro.
Banorët thonë se atë vjeshtë dëmet ishin bërë në fazën e fundit të produktit.
Meqë merren vetëm me këtë punë, ata thonë të kenë kërkuar kompensim, çka edhe u ishte premtuar nga Komuna e Qeveria.
Madje, nga Ekzekutivi, fermerët pretendojnë se kishin marrë njoftimin se paratë janë ndarë për kompensimin e dëmeve.
Zyrtarë të Komunës së Istogut kanë thënë përmes telefonit se kompensimin e ka bërë Ministria e Bujqësisë, por këta të fundit kanë thënë se ky dikaster nuk ka buxhet të veçantë për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, duke shtuar që me këtë çështje është marrë drejtpërdrejt qeveria e kaluar.
Por, nga qeveria aktuale, për dy javë nuk janë përgjigjur nëse janë ndarë këto mjete, por vetëm kanë dërguar një vendim, ku thuhet se do të kompensohen fermerët e dëmtuar nga breshëri në gjithë komunat e vendit.