Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ferizaj me buxhet 30-milionësh për vitin 2019

Këshilltarët e KK-së në Ferizaj me shumicë të votave kanë miratuar buxhetin e Komunës për vitin 2019, i cili parasheh një rritje prej 5.76 për qind më shumë në krahasim me vitin paraprak.

Gjatë vitit 2019, kjo komunë do t’i ketë në shfrytëzim gjithsejtë 30 milionë e 934 mijë euro për projekte kapitale dhe për të gjitha shpenzimet e tjera, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga ana tjetër, opozita ka cilësuar se raporti i shpenzimeve për vitin 2019 nuk është përgatitur nga njerëz profesionalë dhe nuk është bërë ndarja e buxhetit sipas nevojave të kërkuara.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se buxheti i hartuar sivjet krahasuar me vitin e kaluar shënon rritje më të lartë se buxheti i vitit aktual 2018 për 5.76 për qind... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm