Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, shpalosi sot dhjetëra projekte të buxhetuara në Kornizën Afatmesme Buxhetore.
Gjatë diskutimit publik për 6-mujorin e parë të qeverisjes në 2019 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2020-2022, Aliu tha se buxheti i vitit 2020 është për 8.71% më i lartë sesa vitit aktual apo shprehur në shifra mbi 2.5 milionë euro, transmeton kp.
I pari i Ferizajt vuri theksin te projektet e afërta, siç janë ato paraprijëse të ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza, siç janë ndërtimi i kolektorit verior të kanalizimit fekal prej fshatit Talinoc i Muhaxherëve deri në Rahovicë, përfundimin e ciklit të investimeve në programin e përmbylljes së infrastrukturës rrugore dhe nëntokësore, ndërtimin e kolektorit veri-perëndimor për përfshirjen e kanalizimit të fshatrave Koshare, Slivovë, Kosinë, Tërrn, Bablak, ujësjellësin në Sojevë, Dardani, Zllatar, asfaltimin e rrugës “Agim Ramadani” në zonën rekreative-sportive dhe rregullimin e parkut te Varrezat e Reja të Qytetit.
-
KK në Ferizaj miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore me gati 34 milionë euro për vitin 2022
-
Ferizaj me buxhet 30-milionësh për vitin 2019
-
Aliu premton 10 milionë për arsim në Ferizaj. Totaj premton ujë të pijshëm në Prizren
-
Qytetarët e Ferizajt kërkojnë më shumë projekte infrastrukturore
-
Aliu: 2023-ta do të jetë vit i realizimit të projekteve nëpër komuna