Komuna e Ferizajt gjatë kësaj periudhe kohore derisa po kthehen mërgimtarët për pushime në Kosovë ka planifikuar 17 aktivitete kulturore.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve me moton: “Ditët e diasporës” sivjet është planifikuar edhe anketimi i mërgimtarëve për përshtypjet , kërkesat apo dëshirat e tyre për sa kohë që do të qëndrojnë në Ferizaj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në një konferencë të organizuar për këtë temë, drejtori i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Naim Ferati, ka njoftuar se edhe sivjet është paraparë një numër i konsiderueshëm i aktiviteteve kulturore, të cilat do të organizohen në ambiente të ndryshme dhe kanë si qëllim të përçojnë vlera të ndryshme te mërgimtarët.
Sipas tij aktivitetet, të cilat do të trajtohen nisin nga data 27 korriku e deri më 6 gusht, ndërkohë që do të mbajnë edhe takime të shumta me qytetarët dhe bashkatdhetarët, të cilat janë larmishme dhe njëkohësisht do ta prezantojnë atdheun e tyre në mënyrën më të bukur, posaçërisht para fëmijëve të mërgimtarëve... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kjo është mirëseardhja që Kosova po u bën mërgimtarëve
-
Sonte përmbyllen “Ditët e Diasporës”
-
Dita e Çlirimit manifestohet me vrapimin e qytetarëve bashkë me policinë në Ferizaj
-
Komuna e Ferizajt krijon platformë të veçantë digjitale për bizneset artizanale
-
Mërgimtarët mbledhin para për objekt për persona me aftësi të kufizuara