Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fëmijët nuk pajtohen që greva të mbahet në ditë pune

Në kohën kur fëmijët e shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë do të duhej të ishin në orë mësimi, ata këtë periudhë po e shfrytëzojnë për futboll.

Ata nuk po pajtohen me grevën, derisa shfaqin frikën se për zëvendësim mund t’ua marrin ditët e vikendit, raporton KTV.

Brenda kësaj shkolle ishin të gjithë mësuesit, të cilët njëzëri i jepnin mbështetje SBASHK-ut.

Këtë të hënë ata e formuan edhe këshillin grevist dhe tash e tutje thanë se do të respektojnë çdo vendim të sindikatës.

Në një shkollë tjetër, atë të mjekësisë “Ali Sokoli”, mësimdhënësit nuk e kishin respektuar grevën, por aty nuk u paraqitën nxënësit.

Edhe Nxënësit e “Ismail Qemalit” në Prishtinë refuzojnë të mbajnë mësim të shtunën Arbëri Nxënësit e “Ismail Qemalit” në Prishtinë refuzojnë të mbajnë mësim të shtunën

Profesorët thanë se ata që nga mëngjesi kanë dalë për ta mbajtur mësimin si zakonisht.

Vendimin e SBASHK-ut për grevën njëditore e kritikoi ashpër Këshilli i Prindërve i Kosovës.

Përmes një komunikate, ky këshill i ka quajtur kërcënim për nxënësit kërkesat e vazhdueshme për grevë.

Sipas tyre, çdo paralajmërim për grevë po ndikon drejtpërsëdrejti në aspektin psikologjik te nxënësit dhe po zbehet i tërë procesi mësimor, edhe ashtu tepër i brishtë në Kosovë.

Reagim pati edhe nga KMDLNJ-ja.

Sipas këtij këshilli, SBASHK-u edhe një herë po manipulon me nxënësit dhe studentët shkaku se koalicioni PDK – AAK – NISMA nuk e ka përmbushur një marrëveshje të nënshkruar gjatë fushatës elektorale.

Sipas KMDLNJ-së, kjo nënkupton se SBASHK-u, si një institucion i pavarur, ka hyrë në raporte klienteliste me këto subjekte politike, duke iu siguruar vota në këmbim të realizimit të marrëveshjes.

Për këtë përgjigje pati kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Edhe S’ka sinjale për ndërprerje të grevës Arbëri S’ka sinjale për ndërprerje të grevës

Jasharaj thotë se gjatë ditës nuk kanë pasur komunikim me institucionet por pret që bisedimet të rifillojnë të martën.

Në të kundërtën, nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, nga 13 prilli kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme pa afat dhe nuk kanë përjashtuar edhe veprime të tjera sindikale.