Grupi joformal i grave dhe vajzave të Prizrenit “FEMaktiv”, të mërkurën, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka organizuar një marsh me qëllim të sfidimit të diskursit dhe mendësisë patriarkale në qytet.
Aktivistet me këmisha të bardha e kollare të kaltra kanë mbajtur parulla të ndryshme, me porosi si: “Të drejtat e gruas, të drejtat e njeriut”, “Nuk dua lule, dua kontratë pune”, “A jam pronë, a kam pronë”, “Jo diskriminim”, “Jo gjuhës seksiste”, etj.
Përfaqësueset e “FEMaktiv” fillimisht kanë lexuar deklaratën në katër gjuhë që përdoren në Prizren, dhe pastaj nga Shadërvani kanë marshuar deri në Lidhjen e Prizrenit.
(Më shumë sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.