Ka dhënë dorëheqje drejtori i kompanisë “Pastrimi”, Feim Salihu.
Në një intervistë në emisionin 038, Salihu ka thënë se dha dorëheqje për arsye personale dhe se do të jetë në krye të kompanisë deri më 20 dhjetor.
Derisa dorëheqja e tij ishte kërkuar me protesta e bllokim dyersh në mandatin e parë të kryetarit Shpend Ahmeti, ai thotë se nuk e ka kuptuar qasjen e kryetarit të komunës.
“Vetëm një herë e kam takuar Shpend Ahmetin kur është bërë kryetar. Me protesta kanë dashur të më largojnë por mua më ka dhënë të drejtë edhe gjykata sepse ky vend ka ligje edhe për huliganë”, ka thënë Salihu.
Artikuj të ngjashëm
-
Krasniqi: Komuna e Prishtinës ka tendenca ta mbyllë ndërmarrjen “Pastrimi”
-
Rama akuzon “Pastrimin” për sabotazh: Sonte largohet bërlloku
-
“Pastrimi” kërkon që Komuna t’i pajisë me kamionë të rinj dhe ta anulojë tenderin për angazhimin e privatëve
-
Punëtorët e “Pastrimit” nesër protestojnë
-
Më 5 dhjetor seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Prishtinës për kompaninë “Pastrimi”