Më 6 maj të vitit 1999, serbët ekzekutuan një prej intelektualëve më të respektuar të vendit, Fehmi Aganin.
Koha Ditore, në numrin e të dielës, sjell një profil të profesorit që konsiderohet si truri i lëvizjes paqësore, por edhe ekzekutimit të tij dhe hetimeve për rastin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë intervistë, djali i tij Mentor Agani, profesor dhe hulumtues në KIPRED, tregon për preokupimet e babait të tij dhe tregon se si kishin ardhur deri tek emrat e personave që e kishin ekzekutuar.
Reportazhi, këtë javë, i kushtohet njërës prej klinikave më të ngarkuara, asaj të Emergjencës në QKUK , e në rubrikën “Kosovarçe” tregohen prapaskenat e realizimit të dokumentarit për masakrën në familjen Bogujevci, në BBC.
Nga Bota, mësoni arsyet se pse në Korenë e Jugut po mbushen klasat e shkollave me gjyshe, si edhe rolin e grave në “D-Day”.
Faqet e kulturës janë rezervuar për pianisten Rea Veizi, si edhe për ekspozitën e veçantë të Muhamed Sadriut, “Arti i Rrudhave”.
Arpunuesi Naim Jerliu në Monument, tregon për sfidat e zanatit të tij dhe arsyet që po çojnë në humbjen e shkëlqimit.
Sekretet e suksesit në karate, të prishtinases Vlerona Shala dhe rekordet e një karriere të shkurtër si portier të Labinot Qosës, i mësoni në faqet e sportit.
Si zakonisht, edhe shumë artikuj unikë e personazhe interesante, i gjeni në mbi 80 faqet e së dielës me Kohën Ditore.